Nga Koreja në Prishtinë.
Vetura të zgjedhura dhe të inspektuara në Korenë e Jugut, me çmim të qartë deri në Durrës dhe pa surpriza në doganë.
Ofertat e javës
Asnjë veturë nuk përputhet me filtrat. Hiq disa filtra ose na shkruaj, e gjejmë ne për ty në Korea.
Si arrin vetura jote
Afërsisht 9 000 km dhe 5–7 javë. Ti e ndjek çdo hap; ne merremi me letrat.
-
Zgjedh veturën
Nga ofertat tona ose çdo shpallje në Encar. Na dërgo linkun dhe të kthejmë çmimin përfundimtar deri në Durrës.
-
Inspektim në Kore
Kontrollojmë historikun e aksidenteve, kilometrat dhe gjendjen teknike. Merr raportin me foto para se të paguash.
-
Blerja dhe nisja nga Busani
Pas kaparit e blejmë veturën në emrin tënd dhe e ngarkojmë në kontejner në portin e Busanit.
-
Transporti detar deri në Durrës
35–45 ditë në det, me sigurim të plotë. Të dërgojmë numrin e kontejnerit që ta ndjekësh vetë.
-
Doganimi dhe dorëzimi në Prishtinë
E zhdoganojmë, e sjellim në Prishtinë dhe ta dorëzojmë me të gjitha dokumentet gati për regjistrim.
-
Kilometra të verifikuaraNëse kilometrat ndryshojnë nga raporti, ta kthejmë kaparin.
-
Pagesë në fazaKapar për blerjen, pjesa tjetër kur vetura arrin në Durrës.
-
Dokumente të plotaFatura, certifikata e eksportit dhe përkthimet, gati për regjistrim në Kosovë.
Kalkulatori i doganës
Shkruaj çmimin deri në Durrës dhe shih sa kushton vetura e zhdoganuar në Prishtinë.
Vlerësim informativ. Shuma përfundimtare përcaktohet nga Dogana e Kosovës sipas vlerës doganore dhe të dhënave të veturës.